Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë për Antonio Rudigerin.
Reprezentuesi gjerman pritet të largohet si lojtar i lirë nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.
Një numër i klubeve të mëdha raportohet se kanë shprehur interesim për Rudigerin.
Megjithatë, sipas “Sport”, është klubi i Manchester Unitedit që ka bërë një ofertë të rëndësishme për 29-vjeçarin.
“Djajtë e Kuq” thuhet se ia kanë ofruar kontratën Rudigerit, por detaje tjera ende nuk janë zbuluar.
Paris Saint-Germaini, Real Madridi, Juventusi, Barcelona e Tottenham Hotspuri thuhet se janë klubet tjera të interesuara për anëtarin e Chelesas.