Do të startojë në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia”, sfida Egnatia-Tirana, e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë Superiore.
Skuadra rrogozhinase me vazhdimësinë e rezultateve pozitive do të kërkojë shmangjen e zonës “Play-Out”, ndërsa Tirana për të “hipotekuar” edhe më shumë çështjen e titullit kampion.
FORMACIONET ZYRTARE –
EGNATIA – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Imeri, Iseni, Agbepornu; Ademi, Xhekson, Magani. Trajner: Zekerija Ramadani.
TIRANA – Bekaj; Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Ismajlgeci; Limaj, Totre, Hoti; Xhixha, Seferi, De Silva. Trajner: Orges Shehi.