Ulpiana e Lipjanit, pak shumë pak shpresa ka për t’i shpëtuar rënies nga elita e futbollit të Kosova.
Malisheva ka arkëtuar pikë të plota sot në konak të vetin, duke e mundur me 1:0 Ulpianën, në takimin e javës së 29-të.
Futbollisti Sobowale është trim i fitores, duke shënuar në minutën e 18-të.
Malisheva përforcon vendin e gjashtë me 37 pikë e Ulpiana është në pozitën e parafundit (i nënti) me 24 pikë, kjo e fundit ka nëntë pikë me pak se pozita e tetë Dukagjini,
Për Malishevën janë tre pikë shumë të mëdha, për t’u shmangur sa më larg pozitës së tetë e cila shpie në barazh për të mbetur në elitë.