I pafat mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, që e nisi si titullar transfertën e Empolit ndaj Udineses, por shënoi në portën e tij që në minutën e 6’, duke u dhënë avantazhin friulianëve.
Pas një krosimi në zonë, Ismajli nuk u koordinua mirë në tentativën për të larguar topin dhe e dërgoi drejt e në rrjetën e portës së Vicarios, teksa zhgënjimi te mbrojtësi kuqezi ishte i dukshëm pas këtij momenti.
Titullarë në transfertën friulianë janë edhe mesfushori Kristjan Asllani e fantazisti Nedim Bajrami, të cilët do të provojnë të lënë gjurmë, pse jo për të zhvlerësuar gabimin e Ismajlit.