City e Liverpool të gatshëm për luftë në FA Cup, publikohen formacionet zyrtare

Futboll

City e Liverpool të gatshëm për luftë në FA Cup, publikohen formacionet zyrtare

Më: 16 prill 2022 Në ora: 15:38

Kampioni i Premier Ligës, Manchester City, dhe gjiganti anglez Liverpool, do të takohen sot me fillim nga ora 16:30 në stadiumin “Etihad”, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e FA Cup.

Të dy skuadrat për herë të fundit u takuan vikendin e kaluar në kuadër të Premier Ligës, ku ndeshja përfundoi e barabartë me rezultat 2:2.

Ndërkaq, në rrugëtimin drejt gjysmëfinales së FA Cup, City në çerekfinale e eliminoi Southamptonin me rezultat bindës 4:1, kurse Liverpooli e mposhti me rezultat minimal 1:0 skuadrën e Nottingham Forest.

Sa i përket ndeshjes së sotme, City do të jetë i hendikepuar me mungesat e Kevin De Bruynes dhe Kyle Walker për shkak të lëndimeve, kurse Liverpooli do ta ketë skuadrën e gatshme për këtë derbi.

Tanimë, të dy trajnerët, si Guardiola i Cityt ashtu edhe Klopp i Liverpoolit, kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje, dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-3-3): Steffen; Cancelo, Stones, Ake, Zinchenko; Fernandinho, Bernardo, Foden; Grealish, Jesus, Sterling

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Keita, Thiago; Diaz, Mane, Salah

16:30 Manchester City – Liverpool (Stadiumi Etihad)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat