Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Tottenhamit dhe asaj të Brightonit, ku ky i fundit ka arritur të befasojë skuadrën e Antonio Contes, duke arkëtuar pikët e plota.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, Brightoni e ka mposhtur Tottenhamin si mysafirë me rezultat minimal 1:0.
Golin e vetëm të ndeshjes, dhe të fitores për mysafirët e shënoi Leandro Trossard, i cili shënon në minutën e 90’ të ndeshjes, për t’ia siguruar Brightonit një fitore dramatike.
Me pikët e reja, skuadra e Brightonit renditet në vendin e 10 me 40 pikë të arkëtuara, krahas Tottenhamit që tani rrezikon pozitën e katërt në tabelë, ku momentalisht gjendet në vendin e katërt në kuotën e 57 pikëve, tre sosh më shumë se Arsenali që zë vendin e pestë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Rezultati final i ndeshjes së sotme është 1:0 në favor të Brightonit.