Gjilani vazhdon hapin drejt kreut të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Gjilanasit me lehtësi shënuan fitore me rezultat 5:1 ndaj Feronikelit të Drenasit, në takimin e javës së 29-të.
Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 9-të me golin e Ardit Qorri.
Në vazhdim, futbollistët e kryetrajnerit Ismet Munishi, këndellen duke shënuar pesë herë përmes Reita Razak (33' e 54'), Shend Kelmendi, Blerim Krasniqi (59') e Gerhard Progni (90+1').
Ballkani kryeson (një ndeshje me pak) me 60 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 55 e Feronikeli është në fund me 12 sosh.