Ylli i Romës, Nicolo Zaniolo, së shpejti pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij me Milanin dhe Juventusin që janë të interesuara për lojtarin.
Edicioni i sotëm i La Gazzetta dello Sport (përmes GFNI) raporton se Roma mund të shesë Zaniolon këtë verë, por vetëm nëse merr një ofertë prej 50-60 milionë euro për 22-vjeçarin. Juventus raportohet të jetë një nga skuadrat e interesuara, por italiani do të preferonte t’i bashkohej Milanit.
Megjithatë, raporti pretendon se Zaniolo nuk është duke e kërkuar largimin nga klubi, por drejtuesit e “Giallorossi” kanë lënë pezull të gjitha bisedimet për rinovimin deri në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e Zaniolo skadon në qershor 2024.
Ai kërkon 6 milionë euro neto në sezon plus bonuse në mënyrë që të zgjatet kontrata.