Ferizaj ka shënuar edhe një fitore të radhës në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.
Kryetrajneri Arbnor Morina buzëqesh, me Ferizajn shumë afër elitës. Ferizajasit shënuan fitore me rezultat bindës 3:0 ndaj 2 Korrikut të Prishtinës, në takimin e javës së 22-të.
Vitia shokon Flamurtarin e Prishtinës, duke e mposhtur me 2:0 dhe ende shpreson se mund ta sigurojë ekzistencën në ligë.
Ferizaj kryeson me 49 pikë, pasojnë Vushtrria 42 (një ndeshje me pak), Fushë Kosova 35, 2 Korriku 32, Ramiz Sadiku 30 (një ndeshje me pak), Arbëria 28, Flamurtari 27, Kika 23, Vllaznia 19 dhe Vitia 13.
Java e 22-të, Grupi B
E shtunë
Vitia - Flamurtari 2:0
Kika - Fushë Kosova 1:1
Vllaznia - Arbëria 1:1
Ferizaj - 2 Korriku 3:0
E diel
Vushtrria - Ramiz Sadiku
Ndeshjet luhet në orën 14.00