PSG ëndërron që Zidane të jetë trajner i tyre

Futboll

PSG ëndërron që Zidane të jetë trajner i tyre

Më: 16 prill 2022 Në ora: 16:22
Zinedine Zidane.

Paris Saint Germain ëndërron të ketë trajner të ekipit legjendën franceze, Zinedine Zidane.

Mauricio Pochetino ka kontratë me PSG deri në qershor të sezonit të ardhshëm dhe si duket nuk do të rinovojë me parisienët.

Paris Saint Germain u eliminuan në Ligën e Kampionëve gjithashtu edhe në Kupën e Francës, teksa janë lider në Ligue 1.

Për drejtuesit e ekipit francez nuk mjafton vetëm trofeu i ligës, andaj nuk duken të kënaqur me atë që trajneri Pochetino po bënë.

Sipas ‘LeParisien’, PSG ëndërron që Zinedine Zidane të jetë trajner i tyre.

Mbetet të shihet në fund të sezonit, se kush do të jetë në krye të parisienëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat