Ditë e keqe për Empolin, skuadër që u mposht në udhëtim me rezultat 4:1 nga Udinese.
Një ditë shumë e keqe për futbollistët shqiptarë: Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani.
Shqiptarët u paraqitën titullarë, ndërsa Bajrami u zëvendësua në minutën e 71-të e Ismajli u ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 44-të.
Ismajli ka qenë edhe i pafat, qysh në minutën e 6-të shënoi autogol. Për Udinesen shënuan Ismajli (6'-autogol), Deulofeu (52'), Pussetto (79') e Samarxhiq (87') dhe për Empolin Pinamonti (67'-nga penalltia).
Pas javës së 33-të në Serie A, Empoli renditet në vend të 14-të me 34 pikë e Udinese është i 11-ti me 39.