Kur është në formë Cristiano Ronaldo, nuk ka krizë për Manchester Utd!
Ronaldo shënon het-trik për fitoren (3:2) e Manchester Utd ndaj Norwich-ut, në takimin e javës së 33-të të Premier League.
Futbollisti Ronaldo si i çartur, i pakapshëm për mbrojtjen rivale.
Në minutën e 76-të, Ronaldo shënoi nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra.
Ronaldo shënoi në minutën e 7-të, 32-të e 76-të dhe për Norwich-un Dowell (45+1') e Pukki (52').
Reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica, u paraqit titullar por nuk ia dolën të marrin pikë nga nga “Old Trafford”.
Kjo humbje me Manchester Utd, duket se e dërgon në një rang më poshtë!
Manchester Utd zë vendin e pestë me 54 pikë e Norwich është i fundit me 21 sosh.