Shkupi është shumë pranë titullit të kampionit në Maqedoninë e Veriut në futboll.
Shkupjanët shënuan fitore në Manastir, me rezultat 1:0 ndaj Pelisterit, në takimin e javës së 28-të.
Kreator i fitores për skuadrën nga Çairi është futbollisti Omar Imer i cili shënoi në minutën e 65-të, vetëm pak çaste pasi hyri në lojë, falë asistimit të Alvarez.
Shkupi kryeson me 68 pikë, ka 15 më shumë se Makedonija GP në pozitën e dytë dhe Pelisteri është në fund me 10.