Fidan Aliti, Blerim Xhemaili, Mirlind Kryezou e Lindrit Kamberi, u paraqitën standardë për liderin e elitës së futbollit zviceran, Zurich.
Skuadra e Zurich triumfon në derbi, me rezultat 2:1 ndaj Young Boysit.
Aliti u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 18-të e u zëvendësua në minutën e 62-të.
Për Zurich-un shënuan Ceesay (33' e 61') dhe për Young Boysin Siebatcheu (74'). Zurich kryeson me 66 pikë pas 30 jave dhe Young është i treti me 47.