Skuadra e Empolit u mposht nga Udinese me rezultat 1-4, në takimin e javës së 33-të të Serie A, shkruan Insporti.
Në këtë takim i pafat ishte mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, i cili në minutën e 6’të realizoi autogol. Ismajli nga SofaScore u vlerësua me notën 6.4
Pas një krosimi në zonë, Ismajli nuk u koordinua mirë në tentativën për të larguar topin dhe e dërgoi drejt e në rrjetën e portës së Vicarios, teksa zhgënjimi te mbrojtësi kuqezi ishte i dukshëm pas këtij momenti.
Titullarë për Empolin ishtin edhe mesfushori Kristjan Asllani e Nedim Bajrami, të cilët nga SofaScore u vlerësuan me notën 7.2, përkatësisht 6.4.
Takimin e radhës Empoli takohet me Napolin e Amir Rrahmanit.