Derbi shqiptar në Serie A, mes portierit Thomas Strakosha të Lazios dhe portierit të Torinos, Etrit Berisha dhe futbollistit Mërgim Vojvoda, përfundoi pa fitues.
Përballja mes Lazios e Torinos, përfundoi me rezultat 1:1. Berisha e Vojvoda me Torinon, ishin shumë afër fitores, por minuta e fundit ia mohoi fitoren.
Për Torinon shënoi Pellegrini (56') dhe për Lazion Immobile (90+3').
Shqiptarët u paraqitën titullarë. Pas javës së 33-të në Serie A, Lazio zë vendin e gjashtë me 46 pikë e Torino është e 11-ta me 40.