Pas barazimit ndaj Bologna, foli edhe trajneri i ekipit, Massimiliano Allegri.
Juventusi fillimisht ishin në disavantazh ndaj skuadrës së Bologna, në minutat shtesë shënoi Vlahovic, për të barazuar rezultatin.
Pas ndeshjes Maxi Allegri tha se ekipi i tij ka zhvilluar një ndeshje të mirë.
“Fatmirësisht arritëm të barazonim në një ndeshje që ishte shumë e komplikuar. Kemi bërë një pjesë të parë të mirë, ndërsa pas golit të Bolognës krijuam shumë raste dhe goditëm edhe shtyllën”, tha Allegri.
Sipas italiani Roma Lazio dhe Fiorentina e rrezikojnë Juven për pozitën e katërt në tabelë.
“Duhet të bëjmë më mirë, por pa u demotivuar. Roma, Lazio dhe Fiorentina janë skuadrat që mund të na rrezikojnë pozitën e katërt”, vazhdoi trajneri.
Juventus aktualisht zë vendin e katërt më 63 pikë, gjashtë më shumë se Roma dhe shtatë më shumë se Fiorentina e Lazio, ku që të tria skuadrat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.