Pas fitores së Manchester United ndaj Norwich, foli edhe trajneri i ekipit Ralf Rangnick.
Manchester United arriti një fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme, pasi mposhtën Norwichin 3:2.
Rangnick tha se pritjet e De Geas e kanë mbajtur në lojë ekipin e tij.
“Rezultati 2-0 duhet ta kishte bërë më të lehtë ndeshjen tonë, por më pas ne nuk u mbrojtëm mirë. Pritjet e De Geas na mbajtën në lojë”, tha Rangnick.
Gjermani lavdëroi Ronaldon, pasi ai shënoi tri golat e United ndaj Norwichit.
“Njëjtë si kundër Spurs, Ronaldo u tregua vendimtar edhe sot. Nuk ishin gola të lehtë për t’u shënuar, ka qenë thjesht fantastik në këtë ndeshje”, deklaroi Rangnick.
Trajneri tha se kanë marrë fitore të rëndësishme, por nuk kanë zhvilluar lojë të mirë.
“Ishte shumë e rëndësishme që të fitonim, por mënyra se si luajtëm nuk ishte aspak e mirë”, vazhdoi tutje trajneri gjerman.
Manchester United aktualisht janë në vendin e pestë me 54 pikë, aq sa ka edhe Arsenal që gjenden një pozitë më poshtë.