Sevilla do të mirëpres Real Madridin, në ndeshjen e xhiros 32 në La Liga.
Derbi i kësaj jave në Spanjë është ai në mes Sevillas – Real Madrid.
Përpara ndeshjes ka folur edhe trajneri i Sevillas, Julen Lopetegui.
Ai tha se ekipi i tij dëshirojnë të mposhtin liderin dhe një nga ekipet më të mira në botë.
“Duam të mposhtim liderin e La Ligas dhe një nga ekipet më të mira në botë”, tha Lopetegui.
Spanjolli, gjithashtu foli edhe për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema. Sipas tij francezi është një futbollist i jashtëzakonshëm dhe vendimtar për ‘Los Blancos’.
“Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm. Benzema ka një karrierë të shkëlqyer dhe është absolutisht vendimtar”, vazhdoi trajneri.
Ndeshja Sevilla – Real Madrid zhvillohet sot në ‘Ramon Sanchez Pizjuan’, me fillim nga ora 21:00.