Krasniqi: Balllani lufton për titull, Prishtina për Evropë

Futboll

Krasniqi: Balllani lufton për titull, Prishtina për Evropë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:07
Krasniqi: Balllani lufton për titull, Prishtina për Evropë

FC Prishtina ndeshjen e radhës në BKT Superligën e Kosovës e zhvillon ndaj Ballkanit në Therandë.

Sfida në fjalë i takon xhiros së 29 dhe luhet sot nga ora 13:30, derisa cilësohet edhe si kryendeshja e xhiros.

Ballkani në këtë edicion po lufton për titullin kampion teksa Prishtina për dalje në Evropë.

Mbrojtësi i Prishtinës, Besnik Krasniqi, thotë për faqen zyrtare të klubit, FC Prishtina, se synon maksimumin ndaj Ballkanit.

"Do të jetë ndeshje shumë e fortë. Balllani lufton për titull, ne për Evropë andaj është sfidë shumë e vështirë për të dyja ekipet.

Prishtina në çdo ndeshje luan për fitore. Edhe ndaj Ballkanit do të pretendojmë maksimumin e pikëve.

Synimet e skuadrës tashmë mbeten dalja në arenën ndërkombëtare. Shpresoj t'a arrijmë këtë synim pas një edicioni shumë të vështirë", tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat