Andrea Pirlo vijon të jetë i papunë, që prej fundit të eksperiencës në stolin e Juventusit.
Së fundi emri i tij është lakuar për të marrë drejtimin e klubit portugez të Bragës.
Këta të fundit u eliminuan nga Europa League në mesjavë dhe kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Carlos Carvalhal, teksa në listën e pasuesve është edhe emri i ish mesfushorit të njohur italian.
Mediat portugeze raportojnë se mes palëve kanë nisur kontaktet e para dhe Pirlo duket i joshur për një aventurë në Portugali, ndaj ka nisur të kërkojë informacione shtesë para se të firmosë.