Lojtari nuk shpërtheu asnjëherë për shkak të dëmtimeve

Futboll

Lojtari nuk shpërtheu asnjëherë për shkak të dëmtimeve

Më: 17 prill 2022 Në ora: 12:11
Lojtari nuk shpërtheu asnjëherë për shkak të dëmtimeve

Sulmuesi i Torinos, Pietro Pelegri i’u rikthye golit pas një “agjërimi” që zgjati shumë gjatë në Serinë A italiane.

Sulmuesi 21-vjeçar ka shënuar pas 5 vitesh në Serinë A, duke i realizuar mbrëmë Lazios së Thomas Strakoshës dhe Elseid Hysajt në ndeshjen e cila përfundoi në barazimin 1-1 në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Pelegri u shit nga Genoa te Monaco në sezonin 2017/2018 kur ishte vetëm 17 vjeç në shifrën rekord mbi 30 milionë euro.

Me Monacon, ai nuk shpërtheu asnjëherë për shkak të dëmtimeve të shumta që pësoi.

Më pas ai kaloi gjysmën e këtij sezoni te Milani si i huazuar, por pa fat duke mos gjetur rrugën e rrjetës dhe këtë e bëri mbrëmë me fanellën e Torinos ndaj Lacios, ku rikthehet të shënojë pas plot 5 vitesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat