Xherdan Shaqiri është ndeshja e dytë që mungon në radhët e skuadrës amerikane Chicago Fire. Shaqa mungon për shkak të lëndimit.
“Chicago luan 0:0 pa Xherdan Shaqirin e dëmtuar!”, shkruan media zvicerane “Blick”.
“Xherdan Shaqiri nuk mund të luajë për shkak të lëndimit.
Një javë pas humbjes së parë të sezonit (0:1 ndaj Orlandos) ata luajnë 0:0 në shtëpi kundër Los Angeles Galaxy.
Për Chicagon është barazimi i katërt pa gola në këtë kampionat dhe atë pas javës së shtatë.
Aktualisht është e paqartë nëse Shaqiri do të mund të luajë në ndeshjen e kupës në shtëpi kundër Union Omaha të martën”, shkruan më tej.