Tifozët i përgjigjen provokimit të mesfushorit

Futboll

Tifozët i përgjigjen provokimit të mesfushorit

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:13
Tifozët i përgjigjen provokimit të mesfushorit

Paul Pogba po kalon një periudhë të vështirë te Machester United, çka ka bërë që të ftohen marrëdhëniet e tij edhe me tifozët.

Francezi duket se është i padëshiruar nga mbështetësit e “djajve të kuq”, të cilët nuk e kanë fshehur një fakt të tillë.

Gjatë momentit kur po largohej nga fusha e “Old Trafford“-it pas përfundimit të ndeshjes kundër Norwich-it,

Pogba ka provokuar personat që gjendeshin në tribuna, duke bërë gjestin e vendjes së dorës pranë veshit si për të nënkuptuar se nuk po i dëgjonte.

Kundërpërgjigja ka qenë e menjëhershme, teksa tifozët nisin ta vërshëllejnë në kor deri sa francezi hyn në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat