Lufta për titull?

Futboll

Lufta për titull?

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:22
Lufta për titull?

Ish-drejtuesi i Juventus-it, Luciano Moggi, ka folur për tema të ndryshme të lidhura me futbollin italian në një intervistë të dhënë për TMW Radio.

Në veçanti, ish-drejtyesi i bardhezinjve ka folur për lamtumirën e Paulo Dybala nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit dhe për luftën për titull.

Në lidhje me vendimin e Juventus-it për të mos e rinovuar kontratën e Dybala: “Ai është një lojtar shumë i mirë, por i ëhstë thënë se nuk është pjesë e projektit dhe kjo nënkupton se ekziston një projekt. Të shohim nëse do të jetë pozitiv ose negativ”, ka thënë Moggi.

Në lidhje me luftën për titull: “Unë kam thënë në fillim të vitit se titullin do ta fitojë Inter-i dhe kështu do të jetë. Napoli është skuadra më e mirë, por nuk janë mësuar me mentalitetin fitues. Napoli është superior, por nuk di të përshtatet me fitoren”.

Një koment edhe për Roma-n dhe Mourinho-n, rivali i ardhshëm i skuadrës së Spalletti-t: “Kam disa dyshime për Mourinho-n, kjo Roma është e barabartë me atë të Fonseca-s me ndryshimin që Fonseca nuk mori përforcime, ndërsa klubi i ka blerë lojtarë Mourinho-s.

“Është një trajner i mirë për tifozët, por jo për klubin. Mourinho është një trajner i mirë, por nuk po bën mirë, luan me kundërsulm dhe i përshtatet shumë pak lojës së kundërshtarëve. Nuk më duket shumë”, ka thënë Moggi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat