Hakimi: Na duhej një periudhë përshtatjeje

Futboll

Hakimi: Na duhej një periudhë përshtatjeje

Më: 17 prill 2022 Në ora: 13:56
Hakimi: Na duhej një periudhë përshtatjeje

I bashkuar verën e kaluar, Archaf Hakimi ka folur për sezonin e tij të parë te Paris Saint-Germain, i cili ka rezultuar jo siç pritej për mbrojtësin. Megjithëse e kupton se situata nuk ka qenë e lehtë, marokeni është shprehur optimist për të ardhmen.

“Nuk është një sezon i lehtë, sepse qëllimi ynë ishte të shkonim sa më larg që të ishte e mundur dhe të përpiqeshim të fitonim Champions Leaguen,dhe ne dolëm ashtu siç dihet tashmë.

Megjithatë është sezoni i parë, ka shumë lojtarë të rinj. Më duhej një periudhë përshtatjeje, si edhe për ta, sidomos për të kuptuar se si luajnë të gjithë”,-tha ai në një intervistë për “Telefoot”.

Pasi shkëlqeu te Borussia Dortmund dhe më pas te Interi, Achraf Hakimi u bashkua me PSG-në verën e kaluar. Megjithatë pavarësisht hapësirës që i është dhënë te PSG-ja, Hakimi nuk ka mundur që të shfaqë të njëjtën formë që kishte sezonin e shkuar te Inter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat