Ballkani me lojë e rezultat “shtyp” Prishtinën, duke e mundur me rezultat 2:0.
Ballkani po i troket titulli i kampionit, ndërsa Prishtina me pak shumë pak shpresa për pozitën e katërt në elitën e futbollit të Kosovës.
Ballkani tregoi fuqinë e liderit në kuadër të javës së 29-të.
Në minutën e 9-të, Ermal Krasniqi i Ballkanit, nuk u tregua i saktë nga penalltia. Portieri Haxho pret gjuajtjen e Krasniqit.
Në minutën e 17-të, Gripshi i Ballkanit, afër për të realizuar, por goditja e tij ndalet nga tërthorësja.
Në minutën e 35-t, Baftiu shënon për epërsinë e vendasve.
Pas katër minutave (39’), Ermal Krasniqi shënon për 2:0. Ballkani kryeson me 63 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 55, Prishtina renditet në pozitën e pestë me 38 pikë.
Prishtina ka qenë me fat që nuk pësoi humbje me të thellë.