Erik Ten Hag thuhet se tashmë ka zgjedhur asistentin e tij te Manchester United.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë trajneri i Ajax, Ten Hag do të drejtojë Man United duke filluar nga sezoni tjetër.
Siç njofton ‘The Mirror’, holandezi tashmë ka zgjedhur edhe ndihmësin e tij.
Sipas gazetës britanike, Ten Hag do të marrë me vete asistentin e tij te Ajax, Mitchel van ger Gaag.
Holandezi gjithashtu dëshiron të sjellë në ekip Robin van Persie, i cili aktualisht punon në akademinë e Feynoordit.