Llapi ia ndal turrin Dritës për titull!

Futboll

Llapi ia ndal turrin Dritës për titull!

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2022 Në ora: 14:50
Llapi ia ndal turrin Dritës për titull!

Drita e Gjilanit tani ngec 11 pikë larg nga lideri i kampionatit, Ballkani nga Theranda. 

Llapi ia ndal turrin Dritës në luftë për titull të kampionit, duke e mposhtur me rezultat 1:0 në ndeshjen e javës së 29-të të elitës së futbollit të Kosovës. 

Futbollisti Balde shënon autogol në minutën e 11-të dhe rezultoi me fitoren e Llapit që drejtohet nga kryetrajneri Tahir Batatina.

Në minutën e 80-të, Hamdi Namani, pati rast shumë të mirë për të barazuar rezultatin, por gjuan mbi portën e portierit Çoriq. 

Duhet theksuar se Llapi dhe Drita do të takohen në finale të Kupës së Kosovës, e cila luhet me 21 maj.

Llapi përforcon vendin e katërt me 47 pikë, ndërsa Ballkani kryeson me 63 pikë, pasojnë Gjilani 55, Drita 52 sosh etj.  kryetrajnerit të Dritës, Ardian Nuhiut tani fokusi i mbetet në luftë për Kupë, sikurse edhe Llapit. 

BKT Superliga 
Llapi - Driza 1:0
Ballkani- Prishtina 2:O
Gjilani - Feronikeli 5:1
Drenica - Dukagjini 0:1
Malisheva - Ulpiana 1:0

Renditja 

1. Ballkani    29    19    6    4    47:17    63
2. Gjilani    29    14    13    2    45:24    55
3. Drita    29    15    7    7    44:20    52
4. Llapi    29    13    8    8    47:33    47
5. Prishtina    29    10    8    11    36:32    38
6. Malisheva    29    10    7    12    35:33    37
7. Drenica    29    10    5    14    39:42    35
8. Dukagjini    29    7    12    10    25:31    33
9. KF Ulpiana    29    5    9    15    26:50    24
10. Feronikeli    29    3    3    23    12:74    12
Në javën e ardhshme do të takohen: Drita - Malisheva, Feronikeli - Llapi, Ulpiana - Ballkani, Dukagjini - Gjilani dhe Prishtina - Drenica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat