Milan Skriniar dhe Ivan Perishiç janë dy nga lojtarët kryesor të interit gjatë këtij sezoni, me trajnerin Simone Inzagi që i konsideron si pjesë kyçe të projektit të tij. Për këtë arsye klubi po punon për rinovimin e dy lojtarëve, ku pritet një ofertë zyrtare në drejtim të agjentëve të tyre në javët e ardhshme.
Sipas asaj çka raporton “FcInternews.com”, rinovimi i Milan Skriniar duket të jetë thjesht një formalitet, sepse si lojtari ashtu dhe klubi kanë konfirmuar dëshirën për të vazhduar së bashku, mbetet vetëm të gjenden kushtet e duhura ekonomike për të zyrtarizuar firmën e sllovakut.
Çështja e Ivan Perishiç duket të jetë ajo më e komplikuara, me futbollistin kroat që dëshiron një rinovimi për 3 vitet e ardhshme.
Interi nga na tjetër nuk është plotësisht i bindur duke parë moshën e Perishiç si dhe transferimin e Gosens në merkaton e janarit.
Fundi i këtij muaji duket të jetë periudha që Interi do të ulet për të zgjidhur këto çështje, me të ardhmen e dy futbollistëve që mbetet ende për t’u vendosur.