Shkupi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 në Manastir ndaj Pelisterit dhe është një hap larg titullit.
Shkupjanët kryesojnë me 68 pikë pas 28 jave në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, 14 më shumë. se pozita e dytë.
Shkendija e Tetovës është mysafire në Shtip ndaj Bregallnicës dhe kërkon tre pikë për një vend në garat evropiane.
“Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Shkendijës.
Ne duam të paraqitemi në mënyrën më të mirë dhe nëse e përsërisim ndeshjen me Makedonia GP, jam i bindur se mund të triumfojmë”, tha Daniel Mojsov, lojtar i Bregallnicës, duke shtuar: “Ne e respektojmë Shkëndinë. Ne i dimë pikat e mirat dhe të këqijat e tyre dhe shpresoj se do të ndalojmë forcat e tyre”.
Nga ana tjetër, Shkendija pas “gabimit” me Renovën në xhiron e kaluar humbi pozitën e dytë dhe tani nuk guxon të gabojë. Ndeshja luhet sot në orën 16.00.