Lapo Elkan një nga kryesorët e familjes Anjeli, si dhe një nga personat më afër skuadrës së Juventusit , ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij ndaj teknikut aktual të skuadrës, Masimiliano Alegri.
Një një postim në Tweeter pas përfundimit të sfidës ndaj Bolonjës, Elkan ka bërë lojëra fjalësh me emrin e trajnerit duke treguar pakënaqësitë e momentit.
“Jemi pak të gëzuar!!!”, ka shkruar Elkan.
Mesazhi mbyllet me një trepikësh në fund të emrit të teknikut, një mesazh ky për të ardhmen e tij të mundshme larg klubit torinez.