Dinamo rrezikohet

Futboll

Dinamo rrezikohet

Më: 17 prill 2022 Në ora: 15:59
Dinamo rrezikohet

Laçi është rikthyer te fitorja pas tre javëve, që nga ndeshja me Teutën në Kupë, ndërsa ka ndëshkuar më tej ekipin e Dinamos që tashmë duket pa asnjë shpresë. Kurbinasit morën avantazhin e kësaj përballjeje që në sekondën e 33-të të sfidës, me Saliou Guindo që shënoi për vendasit.

Pjesa e parë e kësaj përballjeje u dominua totalisht nga vendasit, ndonëse 45-minutshi i parë u mbyll me rezultatin 1-0.

Në fraksionin e dytë Dinamo do të kthehej më kërkues dhe do të vendoste në disa raste në vështirësi Dajsinani dhe mbrojtjen e Laçit, ndërsa në minutën e 60’ Devid Fejzulla, që bëri sot edhe ndeshjen debutuese për sezonin 2021-2022, do të shënonte golin e barazimit.

Megjithatë ky barazim do të zgjaste deri në minutën e 87’, ku Dejan Zarubica do të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë dhe do t’i jepte fitoren kurbinasve, me penalltinë që u fitua nga Shehu pas një ndërhyrjeje në zonë nga Reginaldo.

Pas takimit të raundit të 29-të të Abissnet Superiore Laçi shkon në kuotën e 50 pikëve në vend të dytë, teksa Dinamo rrënohet në kuotën e 23 pikëve në vendin e nëntë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat