Prishtina është mposhtur 2:0 nga Ballkani për herë të parë këtë edicion në BKT Superligën e Kosovës.
Trajneri i kryeqytetasve, Abdullah Ibrakoviç, tha: “Urojë Ballkanin për fitore. Ishte shumë më agresiv dhe më i mirë. Ne ishim të lodhur nga ngarkesa e ndeshjeve të kaluara, si në aspektin fizik ashtu edhe atë psikik. Tash e kemi një javë për rikuperim dhe do të mundohemi të reagojmë.
Mendoj se nuk rrezikojmë të mbesim në barazh. Të gjitha ndeshjet i kemi luajtur mirë, pos kësaj sot. Do të mbledhim forcat”.
Pas kësaj fitore, Ballkani e sheh veten në pozitën e parë me 63 pikë apo tetë më shumë se Gjilani i dyti, ndërsa Prishtina renditet e pestë me 38 pikë.