Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vazhduar me deklarata interesante.
Pasi e eliminoi Prishtinën nga Kupa dhe siguroi kalimin për në finalen e madhe, Batatina e kishte krahasuar kundërshtarin dhe lojën të lehtë si një supë pule.
Trajneri i skuadrës nga Podujeva një deklaratë të ngjashme e ka bërë edhe sot, pas fitores 1:0 ndaj Dritës në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Kosovës.
“Kam menduar se supa e pulës është e lehtë, por e peshkut qenka edhe më e lehtë”, tha Batatina.
Tutje trajneri i llapjanëve tha se skuadra e tij e synon pozitën e dytë në tabelë.
“Llapi e dëshiron pozitën e dytë. Nuk kënaqemi pa qenë kampion, nënkampion ose pa e fituar Kupën”, shtoi Batatina.