Ku do të luajë Erling Haaland sezonin e ardhshëm? Sulmuesi norvegjez do të largohet nga Borussia Dortmund dhe verën e ardhshme pritet të zhvillohet një sfidë e zjarrtë për të siguruar shërbimet e tij.
Nga Manchester City te Real Madrid, të gjithë janë gati të bëjnë çmenduri për të. Dhe të mendosh se norvegjezi ka qenë vetëm një hap larg Juventus-it.
Në merkaton e futbollit nuk ekzistojnë garanci, por klauzola në kontratën me Borussia Dortmund-it që e lejojnë të largohet për 75 milionë euro dhe dëshira e vetë Haaland për të ndërruar ambient në verë, çojnë te një përfundim i vetëm: sulmuesi i ri do të jetë një nga protagonistët e mëdhenj të merkatos së verës.
Pep Guardiola e imagjinon që tani në qendër të sulmit të tij për sezonin e ardhshëm, një mendim i mrekullueshëm që mund të kthehet shumë shpejt në realitet.
Sepse Manchester City është vënë në lëvizje prej kohësh dhe tashmë i ka zbuluar të gjitha letrat e veta në tavolinën e ne gociatave: përveç 75 milionëve për Dortmund-in, Qytetarët janë gati të oaguajnë 70 milionë euro të tjera në komisione.
Për Haaland një kontratë 5-vjeçare prej 30 milionë euro në sezon. Tani, Manchester City po pret vetëm përgjigjen nga përfaqësuesit e lojtarit, por negociatat mes palëve janë në një fazë shumë të avancuar.