Granada është mundur me rezultatin 1:4 nga skuadra e Levantes, në sfidën e kësaj jave në La Liga.
Vetëm 20 minuta në fushën e lojës për Myrto Uzunin, me sulmuesin shqiptar, i cili u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 70-t të lojës, por pa arritur dot të gjej rrugën e rrjetës.
Granada regjistron kështu një tjetër humbje, e cila komplikon planet e skuadrës për qëndrimin në elitën spanjolle.
Tashmë skuadra e Uzunit renditet në vendin e 16-t, vetëm një pikë larg zonës së ftohtë të tabelës.
Granada 1-4 Levante
Kollado 90+2’/ Gomez 17’, Morales 56’, Malsa 77’, Soldado 90+5.