Flamurtari ngjitet në Kategorinë e Parë

Futboll

Flamurtari ngjitet në Kategorinë e Parë

Më: 17 prill 2022 Në ora: 17:39
Flamurtari ngjitet në Kategorinë e Parë

Me fitoren 4-1 përballë Luftëtarit në Vlorë ,Flamurtari ngjitet në kategorinë e parë pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë.

Vlonjatët kanë fituar bindshëm ndaj Luftëtarit ndërsa kanë mbyllur pjesën e parë në shifrat 2-0 me gola të Bicaj dhe Olivera.

Ne pjesën e dytë Luftëtari ngushton fillimisht shifrat në 2-1 pas një penalltie të fituar por vlonjatët rikthehen sërish drejt thellimit të avantazhit. Celhaka dhe Diamanti shënojnë edhe dy gola të tjerë duke mbyllur gjithçka me fitoren 4-1.

Tashmë vlonjatët janë 8 pikë larg vendit të dytë kur duhen edhe dy ndeshje, ndërsa edhe matematikisht sigurojnë ngjitjen më lart në kategorinë e parë.

Pas ndeshjes traineri Dritan Resuli ka theksuar se ishte nje sezon në terrene të vështira por grupi i futbollistëve bëri që ekipi tashmë të jetë një kategori më sipër, ndërsa do të niset të mendohet që tani për sezonin tjetër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat