Atletico Madridit mezi po e gjen veten pas eliminimit në çerekfinale të Champions League, sot arriti një fitore me vuajtje në kampionatin spanjoll.
Atletico para shikuesve të vet shënoi fitore (2:1) ndaj Espanyolit, në takimin e javës së 33-të.
Futbollisti Yannick Carrasco në minutën e 52-të e 90+8 nga penalltia shënoi për Atleticon dhe de Tomas në atë të 74-tën për Espanyolin.
Atletico mbetet me një lojtar më pak nga minuta e 71-të, Kondogbia përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Atletico zë vendin e katërt me 60 pikë, ka tre më shumë se pozita e pestë Betisi dhe Espanyol renditet i 11-ti me 39.