Në një intervistë të gjatë për mediumin e njehur zviceran “Blick”, Taulant Xhaka, futbollisti i Baselit, ka treguar pse nuk shkoi në ekipin e njohur italian Fiorentina.
“Blick’: Ju i keni qëndruar besnik qytetit tuaj gjatë gjithë karrierës suaj. Pse nuk e keni lënë kurrë Baselin?
“Mund të kisha shkuar jashtë vendit. Kur Paulo Sousa u largua nga Baseli për në Fiorentinë, ai më telefononte tre ose katër herë në ditë sepse donte të më merrte me vete.
Por i thashë menjëherë se do të qëndroja në Basel. Dhe që nuk mund ta imagjinoj të vesh një fanellë tjetër”, përgjigjet Xhaka.
Seria A nuk ju tundonte?
“Sigurisht, liga do të më kishte tërhequr nga pikëpamja sportive, por ndihem mirë këtu në Basel, tifozët më respektojnë, familja dhe miqtë e mi janë këtu. Çfarë dua më shumë?”, thotë Xhaka.