Mrekulli gjermane! Edhe në Bundesliga III, shikueshmëria është e jashtëzakonshme, rreth 47 mijë shikues sot e shikuan derbin mes Kaiserslautern dhe Saarbrücken.
Kaiserslautern ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Saarbrücken, në takimin e javës së 34-të.
“FC Kaiserslautern bëri një hap tjetër drejt ngjitjes në Bundesliga II. 46,895 shikues, duke përfshirë 5,000 tifozë mysafirë, ishin dëshmitarë të fitores 3:1 (1:0) së Kaiserslauternit.
Në tabelën e Kategorisë së 3-të, FC Kaiserslautern është e dyta, dy pikë më shumë se ndjekësi Eintracht Braunschweig”, shkruan mes të tjera “20 min”.
Magdeburg kryeson me 69 pikë, pasojnë Kaiserslautern 63, Braunschweig 61 pikë etj.