PSG shënoi fitore minimale me rezultat 2:1 ndaj Marseille-s, në derbin francez.
Tre pikë me peshë për vendasit, ndërsa Marseille nuk arriti të kthehet me një pikë ndaj PSG-së së Messit, Neymarit e Mbappes.
Për PSG-në shënuan Neymar (12') e Mbappe (45+4' - nga penalltia) dhe për Marsellen futbollisti Caleta-Car (31').
PSG kryeson me 74 pikë pas 32 jave, duke lënë pas Marseillen me 59, Rennes 56, Nice 54 pikë etj.