Napoli ka dështuar që të marrë tre pikë të plota nga derbi i xhiros së 33-të në Serie-A kundër Romës pasi ka pranuar golin e barazimit në sekondat e fundit të ndeshjes.
Skuadra e Luciano Spalletti e ruajti epërsinë minimale 1-0 që nga minuta e 11-të kur Lorenzo Inaigne realizoi nga penalltia, por kur po mendohej se tre pikë të reja do të shkonin për skuadrën e Amir Rrahmanit, në skenë u shfaq sulmuesi Stefan El Shaaravy i cili realizoi golin e barazimit në minutat shtesë të ndeshjes.
Ky barazim mund t’i kushtojë me dorëzim përfundimtar të Napolit në luftën për titull me Interin dhe Milanin derisa kampionati italian po shkon drejtë përfundimit.
Napoli pas këtij barazimi ka 67 pikë në vendin e tretë, kurse Roma është në vendin e pestë me 58 pikë.
Tabela kryesohet nga Milani me 71 pikë, e ndjekur nga Interi në vendin e dytë me dy pikë më pak si dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar.