Duket se pronarët e rinj të Milanit, fondi “InvestCorp”, ka nisur menjëherë punën për të bërë një merkato të fortë në verë, edhe pse drejtimin e plotë të klubit do ta marrë në maj.
Menjëherë kanë dal tre emrat e parë që kërkohen nga kuqezinjtë, që siç bën me dije “Gazzetta delllo Sport” janë Isko, Asensio dhe Sterling.
Për mesfushorët e Realit është folur dhe më parë. Me të dy spanjollët që priten të largohen këtë sezon për shkak të minutave të pakta. Dhe tani me pronarët e rijnë që priten të investojnë akoma dhe më shumë, transferimi i tyre shihet i mundur.
Për sa i përket sulmuesit anglez, Sterling gjithashtu po e mendon dy herë nëse do të vazhdojë të qëndrojë te Mançester Siti ose jo, edhe pse për Guardiolën ai shihet si një lojtar i rëndësishëm. Por nëse do të kërkohet një akord me anglezin, pronarët nga Bahreini duhet të derdhin akoma dhe më shumë se sa për dyshen spanjolle.