Mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 19 prill 2022 Në ora: 11:06
Mungon vetëm zyrtarizimi

Bisedimet mes Lazios dhe Alessio Romagnolit kanë avancuar shumë dhe së shpejti pritet që të bëhet edhe zyrtarizimi.

Mediet italiane raportojnë se kontrata e 27-vjeçarit me “kuqezinjtë” e Italisë përfundon në fund të qershorit dhe palët do të ndahen. Klubi i Lazios do të dëshironte që ta zyrtarizonte që tashmë afrimin e kapitenit të Milan, por do duhet të presë ende.

Kështu Milan nuk po ia del që të ndalë largimin e lojtarëve me parametra zero pas Calhanoglu, Donnarummës sezonin e kaluar dhe Kessien e Romagnolin këtë edicion.

Ndërsa te Lazio do të bëhet një afrim i rëndësishëm që deri diku mund të zbuste gjakrat mes Mauricio Sarrit dhe Igli Tares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat