“Derbi i Milanos është zemra e qytetit që ka kulturë, modë dhe gjithçka tjetër, megjithatë në derbi çdo gjë tjetër në qytet ndal”, me këto fjalë e përshkroi Alexandre Pato ndeshjen Inter-Milan që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në “San Siro”.
Kjo është sfida e dytë e gjysmëfinale së Kupës së Italisë mes këtyre dy skuadrave, me përballjen e parë që u mbyll me barazimin 0-0.
Ish-lojtari i “kuqezinjve” të Italisë, i cili tashmë luan në Orlando theksoi për “La Gazzetta dello Sport” se përballja e mbrëmjes së sotme do të jetë shumë e vështirë, por ai sheh si fitues “Djallin”, ndërsa më tej sulmuesi shton se në këtë supersfidë mund shënojë Giroud ose Leao.
“Sot do të jetë një ndeshje e vështirë, me “Djallin” që nuk mund të ndalet. Trofeu ndahet nga pak pikë dhe “kuqezinjtë” mund ta fitojnë atë, me kundërshtarët që pritet të japin maksimumin në Kupën e Italisë. Po mendoj dhe sipas meje lojtari vendimtar në këtë përballje do të jetë Giroud, Leao po ashtu mund të gjejë rrjetën”, theksoi Pato.