Kosovare Asllani ka qenë njëra prej lojtareve më të mira në futbollin evropian të dekadës së fundit.
Futbollistja është lindur dhe rritur në Suedi dhe e përfaqëson këtë shtet.
Mirëpo, ajo nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e saj, madje edhe ka festuar kohë pas kohe duke e bërë me duar shqiponjën dykrenore, simbol i shqiptarëve.
Aftësitë e saj të jashtëzakonshme kanë bërë që ajo t’i kalojë me lehtësi kundërshtaret, kudo që ka luajtur.
E kundërshtaret e Kosovares nuk po gjejnë mënyra tjera për ta ndalur atë përpos duke e kapur për fanelle, siç vërehet edhe në foto.
32 vjeçarja aktualisht është pjesë e Real Madridit, ndërsa në të kaluarën kishte luajtur edhe në klubet e njohura si Manchester City e Paris Saint-Germain, por edhe në Linkopong FC, Chicago Red Stars, Kristianstads DFF dhe CD Tacon, i cili tash quhet Real Madrid.
Ajo është pjesë e Kombëtares së Suedisë që nga viti 2008.