Liverpool-Manchester United, është derbi i madh i Premier Leagues që luhet sonte në ‘Anfield’.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të mëdha, konsiderohet përballja e rivalëve e përbetuar në ishull.
Kjo sfidë parashikohet të jetë e zjarrtë, për shkak të rivalitetit që ekziston mes këtyre dy ekipeve dhe rëndësisë se pikëve nga ky ballafaqim.
Mediat e huaja tashmë kanë publikuar formacionet e mundshme të dy skuadrave:
Liverpool: Alisson; Trent Alexander-Arnold, Ibrahima Konate, Virgil van Dijk, Andy Robertson; Jordan Henderson, Fabinho, Naby Keita; Mohamed Salah, Sadio Mane, Luis Diaz.
Manchester United: David de Gea; Diogo Dalot, Harry Maguire, Victor Lindelof, Alex Telles; Bruno Fernandes, Paul Pogba, Jesse Lingard; Anthony Elanga, Cristiano Ronaldo, Jadon Sancho.
Ndeshja mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit nis në orën 21:00.