Të dielën e kaluar, José Mourinho përfitoi nga vizita e Romës në Napoli për të nderuar Diego Armando Maradonën.
Trajneri portugez vendosi një buqetë me lule në muralin kushtuar legjendës, i rrethuar nga tifozë napolitanë.
Një veprim për t’u vlerësuar nga trajneri i Romës, mik i “Pibe de Oro”. Mourinho ishte aty me djalin e Maradonës, Diego Maradona Junior, i cili postoi një foto me trajnerin, shoqëruar me një mesazh të këndshëm në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“U përqafuam dhe emocionuam duke kujtuar babanë tim. Jose Mourinho, mik i vërtetë dhe besnik i Diegos dhe më pas i Maradonës, mik në të mirë dhe të keq.
Të dua shumë, aq sa ti ke dashur babanë”.
Llogaria zyrtare e José Mourinhos reagoi duke e komentuar me zemër postimin.