Ademi, thyen një tjetër rekord në Kroaci

Futboll

Ademi, thyen një tjetër rekord në Kroaci

Nga: Kemajl Goca Më: 19 prill 2022 Në ora: 12:22
Ademi, thyen një tjetër rekord në Kroaci

Kapiteni i Dinamos dhe anëtari i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Arijan Ademi, thyen një tjetër rekord! 

“Ademi është rekordmen i klubit në shumë parametra në ligën kroate dhe të mërkurën do të ketë mundësinë të thyejë edhe një rekord tjetër.

Ademi aktualisht ka luajtur më së shumit në derbi ndaj Hajdukut (14) në “Polud” të Splitit. Nga 14 ndeshje, 13 janë në kampionat dhe 1 në Kupën e Kroacisë. 

Ai të mërkurën do ta thyejë rekordin, që është derbi i 15-të në  “Polud”, që aktualisht e mban ish-lojtari i Hajdukut, Srgjan Andriq me 15 paraqitje (12 në kampionat dhe tre në Kupë).

Ademi është rekordmen me 13 derbi në Split gjatë kampionatit ose një më shumë se Andriç dhe Mujçin.
Të mërkurën në orën 19:00 luhet derbi më i madh kroat dhe fitorja e Dinamos do ta afrojë drejt titull të ri në kampionat”
, shkruan mes të tjera media maqedone “Ekipa.mk”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat